Mrekulli në shëndetin tuaj vetëm me 1 lugë vaj ulliri çdo mëngjes

maxresdefault

Vaj i ullirit nga shumëkush njihet si ilaçi natyral, i cili nuk ka përdorim vetëm në kuzhinë por edhe në mjekësi. Vaji i ullirit ka nivel të lartë të yndyrnave mono të pangopura, si dhe antioksidantë të ndryshëm. Konsumimi i vajit të ullirit është një kurë natyrale për këto 3 sëmundje të cilat do t’i lexoni më të specifikuara si dhe shumë të tjera si forcimi i imunitetit, mbrojtja e zemrës, rënia në peshë etj.

1.Sëmundjen e dementias
Një nga shkaktarët e sëmundjes së alcejmerit është rritja e akumulimit të amino acideve në tru. Një grup ekspertësh në Universitetin e Luizianës kanë zbuluar se një përbërje fenolike e quajtur “oleocanthal”, që gjendet tek vaji i ullirit ekstra i virgjër, ka fuqinë të kontrollojë nivelin e këtyre amino acideve dhe t’i spastrojë ato.

2.Parandalon kancerin

Vetitë e vajit të ullirit ekstra të virgjër janë të mirë për luftën kundër llojeve të ndryshme të kancerit. Dy llojet e kancerit që janë testuar më shpesh lidhen me sistemin e tretjes dhe kancerin e gjirit. Vaji i ullirit është i pasur me acid oleik që parandalon formimin e qelizave kancerogjene, dhe me antioksidues fenolikë, të cilët kanë veti kundër kancerit.

3.Ul nivelin e sheqerit në gjak

Konsumimi i vaj të ullirit ekstra të virgjër nga pacientët që vuajnë nga diabeti i tipit 2 i ndihmon ata në uljen e nivelit të sheqerit në gjak, si dhe ndihmon në rregullimin e tensionit të gjakut.

Pin It