Parashikimi i motit, e hënë 26 dhjetor 2016

15-05-1024x658

Edhe nesër, vendi ynë do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme ku më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat malore veriore.

Parashikohet që edhe pasditja të vijojë me të njëjtat kushte meteorologjike duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta të jenë prezent në të gjithë territorin e vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë si në vlerat minimale edhe në ato maksimale. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi veriperëndimor dhe për pasoje në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

Europa

Pothuajse i gjithë kontinenti Europian do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme me origjinë kontinentale duke bërë që moti i kthjellët të jetë prezent në pjesën më të madhe të Europës. Përjashtim bëjnë vendet e Europës Lindore të cilat do të mbeten nën dominimin e reshjeve të dendura të dëborës. Po ashtu me vranësira dhe shira të dobët dhe afat-shkurtër do të jetë moti për vendet perëndimore.

Pin It