Parashikimi i Motit, e martë 11 tetor 2016

15-05-1024x658

Edhe sot, vranësirat dhe shirat do të mbeten prezent në të gjithë vendin por më të dendura shirat do të jenë në zonat jugore dhe juglindore ku herë pas here shirat do të jenë në formë rrebeshi.

Po ashtu edhe pjesa e dytë e ditës do të jetë në ndikimin e vranësirave dhe shirave të përkohshëm në të gjithë territorin e vendit. Parashikohet që situata e paqëndrueshme atmosferike të jetë prezent edhe gjatë natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 2- 3 gradë në të dy vlerat ekstremale të ditës. Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që në det të gjenerohen dallgë 3 ballë.

Pin It