Parashikimi i motit, e martë 14 mars 2017

Prezenca e një qendre me presion të lartë atmosferik mbi Ballkan do të ndikojë në vendin tonë kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që pjesa më e madhe e vendit të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët. Përjashtim bëjnë zonat malore të cilat do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë me mot të kthjellët dhe vranësira të lehta në të gjithë vendin. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale të ditës, më e ndjeshme kjo në vlerat maksimale. Era do të fryjë e lehte dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor, për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim i ulët.

Europa

Gadishulli Iberik do të karakterizohen nga moti i paqëndrueshëm duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë dominuese, herë pas here do të ketë edhe stuhi të forta ere. Po ashtu me vranësira dhe shira të dobët do të mbetet moti për Turqinë. Ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat relativisht të larta të jenë dominuese. Moti i kthjellët dhe i freskët do të mbetet dominues edhe për vendet e rajonit ku herë pas here do të ketë gjithashtu vranësira të lehta.

Pin It