Samsung prezanton XCover 4, të fortë por elegant

Samsung Electronics ka lançuar së fundmi në Kongresin Botëror të Celularëve smartphonin më të fundit Galaxy XCover 4. Ky telefon do të jetë i disponueshëm në Europë prej muajit Prill.

Galaxy XCover 4 i ri ka një ekran më të madh HD dhe bokse më të vogla, memorie të zgjeruar dhe gjithashtu përfshin elementët bazë të dizajnit të Galaxy, me një fortësi shtesë për kushtet më ekstreme – një përmirësim i dukshëm krahasuar më paraardhësin e tij, Galaxy XCover 3.

“Në Samsung ne vazhdimisht përpiqemi t’i garantojmë klientët tanë që të zotërojnë produktet më të avancuara që plotësojnë nevojat dhe kënaqësitë e tyre,” tha Jean-Daniel Ayme, Zëvendës Presidenti i Korporatës për European Mobile Division, Samsung Electronics. “XCover 4 është një dëshmi e vërtetë për zhvillimin tonë të inovacionit, duke zotëruar një gamë të madhe me karakteristika fantastike, përfshirë themelet bazë të Galaxy në dizajnin e tij.”

Galaxy XCover 4 ka një dizajn elegant dhe më të hollë, me kontroll të përmirësuar dhe bokse më të vogla që bazohet në dizajnin elastik dhe pajisjen e forte, karakteristikë e Samsung. I pajisur me karakteristikën e rritjes së ndjeshmërisë së ekranit, edhe kur përdoret me mbulesë, ai është i lehtë për ta mbajtur dhe përdorur.

Përdorimi i smartphonit në kushte ekstreme dhe intensive nuk ka qenë ndonjëherë kaq i lehtë. XCover 4 është i pajisur me një IP68 rezistente ndaj pëlhurave dhe ujit deri në 1.5 metra thellësi deri në 30 minuta, mbrojtje hyrëse në kufijtë e XCover të avancuar, rezolucion i lartë dhe i avancuar i kameras 13 MP mbrapa dhe 5 MP përpara dhe një bateri të çmontueshme që zgjat shumë.

Ruajtja e sasive të mëdha të të dhënave akoma dhe më e lehtë falë zgjerimit të memories (16 GB) dhe RAM-it shtesë (2 GB) e bën XCover 4 më të fuqishëm – ideal për përdorim personal dhe profesional.

Pin It