Parashikimi i motit, e martë 17 janar 2017

15-05-1024x658

Pjesa e parë e ditës do të jetë me vranësira dhe reshje shiu ku më të konsiderueshme do të jenë në veri dhe verilindje të vendit.

Parashikohet që edhe pasditja të vijojë me të njëjtat kushte meteorologjike dhe për pasojë vranësirat e shpeshta dhe shirat e dobët do të dominojnë bregdetin dhe zonat e ulëta por në zonat malore do të ketë reshje të pakta dëbore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale por një rënie e lehtë e tyre parashikohet edhe në vlerat maksimale të ditës. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.

Europa

Përsa i përket kontinentit të Europës, Vendet e Europës veriore dhe Lindore do të mbeten nën ndikimin e reshjeve të dëborës. Po ashtu me reshje dëbore do të paraqiten vendet e rajonit. Ndërsa, Europa Qendrore, ishujt britanike si edhe gadishulli Iberik do të jenë në dominimin e motit të kthjellët.

Pin It