Parashikimi i motit, e martë 20 dhjetor 2016

15-05-1024x658

Edhe nesër, vendi ynë do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme ku më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat jugore dhe jugperëndimore të vendit.

Parashikohet që edhe pasditja të vijojë me të njëjtat kushte meteorologjike duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta të jenë prezent në të gjithë territorin e vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehte në vlerat minimale por maksimalet nuk do të pësojnë shumë ndryshim. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi jugperëndimor dhe për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 1 ballë.

Pin It