Lugina Wulong, spektakli që tërheq turistët kinez

wulong-10-10-1024x680

Wulong është një zonë shkëmbore që gjendet brenda krahinës me të njëjtin emër, në Chongqing të Kinës. Ky destinacion i njohur turistik, njihet në botë për shpellën, bjeshkën, lumin dhe luginën e famshme që fsheh brenda tij.

Për shkak të panoramës unikate në Wulong janë xhiruar një mori filmash dhe programesh televizive. Një prej zonave më të njohura të Wulongut është dhe Bjeshka Përrallore (me majën më të lartë 2033 m). Popullaritetin dhe emrin e ka marrë për shkak të livadheve alpike, pyjeve të rralla me dëborë, xhunglave jeshile dhe peizazhit të papërsëritshëm. Sot, kjo zonë njihet edhe si “Zvicra e Orientit”.

Në një shkemb të kësaj bjeshke ndodhen në fakt tri ura natyrale që njëherësh janë dhe grupacioni më i madh i urave natyrale në Azi, dhe një prej të rrallëve në botë.

Në Wulong po ashtu gjendet dhe një shpellë gjigande që është zbuluar vetëm në vitin 1993, si dhe Lugina Wulong, një ambient natyral që është krijuar për miliona vjet me radhë. Lugina është e gjatë 5 kilometra, ndërsa është e thellë 200-500 metra.

wulong-11-11-11

wulong-12-12-1024x682

wulong-444

Pin It