Parashikimi i motit, e martë 27 Mars 2018

Moti për ditën e sotme parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe intervale me diell. Sipas Shërbimit Meteorologjik do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar deri në formë shtrëngatash.

Në zonën e Alpeve do të ketë reshje bore me intensitet të dobët deri mesatar. Në zonat malore të Juglindjes dhe Verilindjes do të ketë reshje të pakta bore.

Era do të fryjë  me drejtim Perëndim-Veriperëndim 1-18m/sek. Deti do të jetë i forcës 5 me lartësi dallge 3.5metër. Mjegull/mjegullinë për shkak të reshjeve.

Temperaturat parashikohen:

Vendet Malore                0/12

Vendet e Ulta                 9/18

Vendet Bregdetare         7/18

Pin It