Parashikimi i motit, e martë 31 janar 2017

15-05-1024x658

Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta ku më të dendura vranësirat paraqiten sërish në zonat jugore duke rrezikuar reshje të izoluara shiu e dëbore në juglindje.

Orët e pasdites do të vijojnë me të njëjtat kushte atmosferike duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e herë pas-hershme të jenë të pranishme në të gjithë vendin. Edhe gjatë natës nuk priten ndryshime të motit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehte në orët e mëngjesit por mesdita nuk do të sjellë shumë ndryshim të tyre. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi jugperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 2 apo 3 ballë.

Europa

Gadishulli Iberik do të vijojë me vranësira dhe shira me intensitet të lartë ku herë pas here do të ketë edhe stuhi të forta ere. Ndërsa reshje të dendura dëbore do të kenë vendet e baltikut si edhe vendet nordike.

Pjesa tjetër e Europës do të dominohet nga  moti i kthjellët dhe i ftohtë. Moti i qëndrueshëm do të mbetet prezent dhe për vendet e Rajonit.

 

Pin It