Parashikimi i motit, e martë 4 prill 2017

Masat ajrore të paqëndrueshme do të vijojnë në vendin tonë duke ndikuar mot me vranësira dhe shira të dobët e lokale, herë pas here do të ketë intervale me kthjellime.

Orët e pasdites do të mbeten me vranësira dhe shira ku më të theksuara do të jenë në zonat malore veriore. Gjatë natës pritet përmirësim i kushteve atmosferike duke larguar vranësirat dhe shirat nga i gjithë vendi.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë 2 gradë rënie në vlerat e mëngjesit, por mesdita do të ruajë vlera konstante të tyre. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi jugperëndimor ndërsa në det do të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.

Pin It