Parashikimi i motit, e martë 6 dhjetor 2016

15-05-1024x658

Mot i qëndrueshëm do të jetë prezent në vendin tonë dhe gjatë ditës së nesërme duke sjellë dhe vranësira të herë pas-hershme në zonat malore lindore. Edhe orët e pasdites do të mbeten në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta.

Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale të ditës, qytetet më ftohta do të jenë Peshkopia dhe Erseka ku termometri do të ulet deri në -3 apo -4 gradë C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor kjo do të bëjë që në Adriatik dhe Jon të gjenerohet dallgëzim1ballë.

Europa

Edhe nesër, Europa do të paraqitet me kushte të qëndrueshme atmosferike në pjesën më të madhe si pasojë e prezencës së qendrave me presion të lartë atmosferik të vendosura përkatësisht në Qendër dhe Jug të Europës. Kjo do të bëjë që moti i kthjellët të jetë dominant.

Ndërsa Gadishulli Iberik do të vijojë me vranësira dhe shira intensive si pasojë e zhvillimit të një qendre të fuqishme ciklonare në jugperëndim të Europës. Ndërsa reshjet e dëborës do të mbeten në rajonin e Balltikut dhe vendet e Europës Lindore.

 

Pin It