Parashikimi i motit, e mërkurë 15 shkurt 2017

15-05-1024x658

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të vijojnë edhe gjatë ditës së mërkurë duke bërë që i gjithë territori i vendit të dominohet nga moti i kthjellët. Herë pas here do të ketë kalime vranësirash të lehta.

Po ashtu edhe pasditja do të dominohet nga moti i kthjellët në të gjithë ultësirën perëndimore duke lënë me kthjellime dhe vranësira të pakta zonat malore përgjatë kufirit Lindor.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës. Era do të fryjë mesatare gjatë ditës dhe herë pas here e fortë gjatë natës duke arritur shpejtësinë maksimale 45 km/h nga drejtimi permanent Lindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim mbi 4 ballë, kryesisht brigjet Joniane.

Europa

Zhvillimi i një qendre me presion të ulët atmosferik në veri-veriperëndim të Europës do të ndikoje mot me vranësira dhe shira në ishujt Britanike, herë pas here shirat do të jenë në formë rrebeshi.

Ndërsa, vendet e Europës qendrore do të jenë me kthjellime dhe vranësira por herë pas here do të ketë erë të fortë. Pjesa më e madhe e kontinentit të Europës do të mbetet nën dominimin e motit të qëndrueshëm duke bërë që kthjellimet të jenë prezent gjatë gjithë ditës.

Pin It