Parashikimi i motit, e mërkurë 16 nëntor 2016

15-05-1024x658

Pjesa e parë e ditës do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë ultësirën perëndimore ndërsa me vranësira më të dendura do të mbetet situata e motit në zonat malore përgjatë kufirit lindor.

Pjesa e dytë e ditës do vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash pothuajse në të gjithë vendin. Sërish më të dukshme vranësirat do të jenë në verilindje dhe juglindje të territorit. Parashikohet që gjatë orëve të mbrëmjes dhe gjatë natës vranësirat  të largohen nga i gjithë territori i vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë 1- 2 gradë rritje si në vlerat minimale dhe në ato maksimale. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet, dallgëzim deri në 3 ballë.

Pin It