Turqi, fitojnë 20 me 0, ndëshkohen. “ Mungesë respekti ndaj kundërshtarit”

Presidenti i Ulubey Belediyespor nuk do të paguajë premiot lojtarëve të tij pas fitores mbresëlënëse: “ Nuk kanë treguar respekt”.

“ Lojtarët e mi nuk kanë treguar respect për kundërshtarin dhe unë nuk do u paguaj bonuset”. Duket e pabesueshme, por ka dhe nga ata që nuk janë të lumtur pas një fitoreje 20-0. Bëhet fjalë për presidentin e klubit turk Ulubey Belediyespor, pas ndeshjes ku skuadra e tij e ka shpartalluar skuadrën e Kabataspor. Sipas tij kjo tregon mungesë respekti dhe lojtarët do të ndëshkohen. Me të vërtetë e habitshme kjo ngjarje në futbollin turk.

Pin It