Parashikimi i motit, e mërkurë 21 qershor 2017

Orët e paradites do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në të gjithë vendin sërish më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat malore veriore.

Pjesa e dytë e ditës duke përfshirë edhe natën do të mbeten me të njëjtat kushte meteorologjike duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta të jenë dominante.

Sipas MeteoAlb, përsa i përket situates termike, temperaturat e ajrit nuk pritet të kenë ndryshime duke qëndruar konstante në të gjithë vendin. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi permanent verior, për pasojë në Adriatik dhe Jon do të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.

Pin It