Parashikimi i motit, e mërkurë 22 janar 2020

Edhe gjatë ditës së sotme territori shqiptar mbetet me mot të kthjellët gjatë orëve të paradites dhe mesditës.

Por sipas Meteoalb pritet që orët e mbrëmjes të sjellin në vendin tonë vranësira kalimtare, të cilat do të jenë më të dukshme në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga -4°C në 13°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 32 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në det dallgëzimi 2 – 3 ballë.

Pin It