Parashikimi i motit, e mërkurë 24 janar 2018

Moti dominohet nga kthjellimet në të gjithë territorin, përjashtuar ekstremin verior ku do të ketë vranësira lokale. Pasditja dhe orët në vijim do të vijojnë nën ndikimin e moti të kthjellët dhe të ftohtë në gjithë Shqipërinë; kushte që vijojnë edhe gjatë natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sërish ulen lehtë në mëngjes por një rritje me 2°C sjellin orët e mesditës. Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi deri 32 km/h nga drejtimi Verior duke gjeneruar në det dallgëzimi 3 ballë.

Pin It