Parashikimi i motit, e mërkurë 25 prill 2018

Vendi mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare; më të shpeshta në Veri dhe pjesërisht në Qendër. Pasditja vijon kryesisht e kthjellët në zonat Perëndimore por Veriu dhe zonat Lindore do të kenë vranësira të shpeshta duke sjellë edhe shira të izoluar.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes ndërsa mesdita ruan vlera konstante në territor por me një rritje të lehtë në zonat Qendrore.

Era do të fryjë e lehtë dhe rrallë-herë mesatare, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det vijon dallgëzim i ulët.

Pin It