“Paqja qoftë mbi ju” besimtarë të tre feve hyjnore…

Përshëndetja e myslimanëve njihet nga të gjithë që është “Es-selam Alejkum”, që do të thotë “Paqja qoftë mbi ju!”, mirëpo fakti që kjo nuk është vetëm përshëndetja e myslimanëve, ndoshta mund te dihet prej shumë pak prej nesh. Në fakt “Paqja qoftë mbi ju është përshëndetja që e ka përdorur edhe Hz. Isa (Jezusi) a.s, por e ka përdorur gjithashtu edhe Hz. Musa (Moisiu) a.s.

Përshëndetja e Hz. Musa (Moisiut) a.s:

Gjuha që ka folur Hz. Musa ka qënë hebraishtja dhe në hebraisht përshëndetja është: “shalom aleichem”, e cila ka kuptim të njëjtë me “selam alejkum”, pra do të thotë “Paqja qoftë mbi ju!”

Tradicionalisht, përshëndetjen shalom aleichem, “paqja qoftë mbi ju!” e kanë përdorur hebrenjtë e devotshëm dhe përgjigja e saj natyrale është: “aleichem shalom” njësoj si “alejkum selam”, ose pak më formale “wa’aleichem ashalom”, që do të thotë “paqja qoftë mbi ju gjithashtu!”

Hebraishtja, aramaishtja dhe arabishtja i përkasin familjes semite të gjuhëve, meqenëse ato rrjedhin nga e njëjta familje gjuhësh. Lindja e ngushtë e gjuhëve semite me njëra-tjetrën mund të shihet në këmbënguljen e rrënjëve të njëjta nga një gjuhë në tjetrën.

Pra, rrënja s-l-m, për shembull, do të thotë “paqe” në hebraisht, aramaisht, arabisht dhe gjuhë të tjera semite. Kështu, hebraishtja dhe aramaishtja janë leksikisht, etimologjikisht, si dhe gjuhë me sintaksë të njëjtë, për këtë arsye, kur hebrenjtë përshëndesin njëri-tjetrin me “shalom aleichem”, është pothuajse e njëjtë me arabishten “selam alejkum”.

Përshëndetja e Hz. Isa (Jezusit) a.s:

Hz. Isa u mësoi të njëjtin përshëndetje dishepujve të tij. Këtë mund ta kuptojmë fare mirë prej vargjeve të mëposhtme nga ungjijtë:

“Dhe në çdo shtëpi ku të hyni, më përpara thoni: “Paqa qoftë në këtë shtëpi!” (Luka 10: 5)

“Dhe ndërsa ata po flisnin, Jezusi qëndroi në mes tyre dhe u tha atyre: “Paqja qoftë me ju!”(Luka 24:36)

“Po atë ditë në mbrëmje, ditën e parë të javës, kur dyert ishin të mbyllura, ku dishepujt u mblodhën për shkak të hebrenjëve, erdhi Jezusi dhe u çua në mes dhe u tha atyre: “Paqja qoftë me ju!”(Gjoni 20:19)

“Dhe pas tetë ditësh përsëri u bashkuan dishepujt e tij dhe Thomai me ta. Pastaj erdhi Jezusi, dyert u mbyllën dhe ai qëndroi në mes dhe tha: ” Paqja qoftë mbi ty “. (Gjoni 20:26)

Hz. Isa fliste në gjuhën aramaike, e cila është veçse një dialekt i gjuhës hebraike. Pra, shprehja, “paqja qoftë për ju” e dhënë në ungjijtë si ekuivalent me atë që kishte mësuar Hz. Isa (Jezusi), është një përkthim i shprehjes origjinale aramaike të përdorur nga Hz. Isa (Jezusi): “shalom aleichem”.

 

Islami dhe Paqja

Fjala “Islam” rrjedh nga rrënja e fjalës arabe “salam”, që do të thotë paqe. Ne e dimë se paqja është jashtëzakonisht esenciale për bashkëjetesë të lumtur dhe rritjen e shëndetshme të individëve, familjeve dhe shoqërive.

Historia na mëson se nëse paqja mungon për një kohë të gjatë, një shoqëri do të përballet me vdekjen, shkatërrimin e madje edhe zhdukjen. Janë fetë ato që mësojnë për paqen e përjetshme për shpirtrat e vdekur në botën e përtejme. Si qenie të ndjeshme, është detyra jonë jo vetëm të kërkojmë paqe, por edhe të përpiqemi për arritjen e saj në çdo sferë të jetës.

Në të vërtetë, paqja është një gjendje e baraspeshës dhe harmonisë që del nga përputhja me ligjet e natyrës dhe bindja jonë ndaj ligjeve morale të fesë. Të dyja këto grupe ligjesh janë nga vetë Zoti i Plotfuqishëm. Muslimanët besojnë se kjo është për shkak se është Zoti që krijoi universin dhe ligjet e tij.

Në Kuran në thuhet: Thuaj: “Ne i kemi besuar All-llahut, edhe asaj që na u zbrit neve, edhe asaj që i është zbritur Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe pasardhësve. Edhe asaj që i është dhënë Musait dhe Isait, edhe asaj që i është zbritur të gjithë pejgamberëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë kurrfarë dallimi në mes tyre dhe ne vetëm Atij i jemi dorëzuar”. [Surja Ali Imran, 84]

Kuptimi i ajetit është: Ne besojmë në të gjithë profetët e Zotit dhe në të gjitha librat e shpallur prej Tij – dhe ne nuk bëjmë dallime mes profetëve të Zotit, sepse, si muslimanë, tregojmë të njëjtin respekt dhe shprehim nderime për të gjithë profetët e Zotit. Kjo është për shkak se të gjithë profetët dhe pasuesit e tyre jetonin në “Islam”.

Dhe pastaj vjen Islami si nënshtrim të plotë ndaj Zotit të Plotfuqishëm, siç është shpallur në Kur’anin Famëlartë: “Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe…” [Surja Maide, 3]

Pra përshëndetja më e mirë që mund t’u japim qenieve njerëzore të çdo lloj feje apo kombësie nuk mund të ishte më mirë sesa “Paqja qoftë mbi ju!”.

 

Burimi: aboutislam.net

Përktheu: Spektrum.al

 

Pin It