Lodhja pranverore mund të shmanget

Të gjithë ankohemi në këtë kohë për gjendjen e dembelisë e të një lodhjeje të pashpjegueshme.

Ndryshimet e menjëhershme të temperaturës, rritja e papritur e temperaturës, sasia më e madhe e dritës të sjellë nga koha e verës, janë të gjitha dukuri që ndikojnë në ritmet tona të qarkullimit dhe kontribuojnë në frenimin e orës sonë të brendshme.

Prandaj, tendenca është të kemi pagjumësi, nervozizëm dhe mungesë përqendrimi. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme, si hap i parë, të siguroheni që të jeni të qetë.

Ndryshe kjo gjendje quhet edhe “sindromi i ndryshimit të stinës”, që vjen çdo vit me shqetësime fizike dhe psikologjike. Nga kjo vuajnë më shumë femrat e moshave nga 35 në 54 vjeç.

Më poshtë do të gjeni disa mënyra se si ta luftoni atë:

1.Kaloni kohë jashtë dhe shijoni diellin. Nëse ndiheni të lodhur, pushoni.

2.Shtoni ngjyrat në dietën tuaj. Një tryezë plot me ngjyra.

3.Bëni sporte në ajër të hapur: vetëm një shëtitje e bukur është e mjaftueshme.

4.Ngadalësoni ritmin e ditëve dhe merrni pak kohë për veten tuaj.

5.Mos harroni mjetet natyrore: provoni çajin me xhinxher.

Gabimet që duhet të shmangni gjatë kësaj periudhe?

Është e rëndësishme që të mos rrëmbeheni nga dembelizmi për të shmangur çdo gjë që mund të lodhë trupin. Mos i përqendroni të gjitha kaloritë në një vakt, por kujdes edhe me aktivitetin fizik. Sporti i tepërt, ose e kundërta, mungesa e tij pas periudhës së dimrit janë të dyja sjellje që duhet të shmangen.

Përpiquni të shmangni ekspozimet e gjata në parqe apo fusha, të cilat mund të shkaktojnë alergjinë. Për sa u përket ushqyerjes, për 70 për qind të ekspertëve ajo është një nga elementet kryesore për të luftuar sëmundjet që lidhen me ndryshimin e sezonit. Krahas ushqyerjes së lehtë dhe të shëndetshme, është e rëndësishme të pini shumë ujë për të ndihmuar organizmin që të dizintoksikohet.

 

 

Pin It