Parashikimi i motit, e mërkurë 5 prill 2017

Zonat e ulëta dhe ato bregdetare do të jenë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta duke rrezikuar shira të izoluar, por me vranësira më të dendura dhe shira të dobët paraqitet situata meteorologjike për zonat malore verilindore dhe juglindore, në këto zona herë pas here do të ketë edhe rrebeshe shiu afat-shkurtër.

Parashikohet që pasditja të vijojë me vranësira dhe shira të përkohshëm në zonat Lindore duke lënë pjesën tjetër të territorit me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta. Edhe gjatë natës nuk priten ndryshime të kushteve atmosferike.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime të dukshme gjatë orëve të mëngjesit ndërsa mesdita do të sjellë rritje me 2 – 3 gradë të temperaturave në të gjithë vendin. Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 2  apo 3 ballë.

Pin It