Parashikimi i motit, e mërkurë 7 dhjetor 2016

15-05-1024x658

Deri në mesditë, vendi ynë do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat më të theksuara do të jenë në zonat jugore duke rrezikuar shira të dobët e lokalë.

Po ashtu edhe orët e pasdites do të vijojnë me të njëjtat kushte të motit duke bërë që i gjithë territori i vendit të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme. Qytetet më të ftohta do teë jenë në verilindje të vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime të dukshme duke ruajtur të njëjtat vlera të tyre konstante. Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi verilindor, për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim deri në 1 ballë.

Europa

Kthjellimet dhe vranësirat e lehta do të karakterizojnë motin në pjesën më të madhe të Europës, situatë kjo e ndikuar si pasojë e qarkullimit të masave ajrore të qëndrueshme me origjinë kontinentale.

Po ashtu me mot të kthjellët do të paraqitet Europa lindore por temperaturat do të ulen deri në -13 gradë C në Moskë. Vendet Nordike do të karakterizohen nga vranësira dhe reshje të konsiderueshme dëbore. Ndërsa Ishujt britanike do të dominohen nga vranësira dhe shira të dobët.

Pin It