Eshte luajtur këtë fundjavë derbi midis skuadave të qytetit të Romës. Një derbi i karakterizuar nga një tension i jashtëzakonshëm si brënda dhe jashtë fushës. Rezultati përfundimtar ishte 2 me 0 në favor të Romës me gola të shënuar nga Strotman dhe Naingolan por, nuk ka përfunduar gjithcka aty.
Pas golit të parë të shënuar nga Strotman ka plasur një sherr masiv mes të dyja kampeve. Gjithcka ka ndodhur pasi Strotman në festim e sipër ka derdhur ujë mbi një lojtar Lacial i cili është kundërpërgjigjur menjëherë duke u ndëshkuar me karton të kuq, vetëm e verdhë për verdhekuqin. Por kjo nuk ka ndikuar në rezultat pasi lojtari Kataldi ishte rezervë dhe nuk ishte inkuadruar në lojë.
Pas golit të parë Roma shënon dhe të dytin me Naingolan me një gjuajtje nga 30 metra që ka lënë të shatngur Marketin, i aktivizuar si titullar në dëm të portierit të kombëtares Shqiptare Strakosha. Derbi i përfunduar me kaq? Apak. Pas ndeshjes lojtari i Lacios Lulic është prezantuar përpara kamerave dhe ka drejtuar fjalë me përmbajtje rraciste kundrejt lojtarit me ngjyrë të Romës ,Rudiger: “ Rudiger bën si fenomen tani por deri para 2 vjetësh shiste corape dhe rripa në rrugët e Shtutgartit” është shprehur Lulic.Video:
https://www.youtube.com/watch?v=L54SPgl6ECg
Deklarata këto që mund ti kushtojnë shtrenjtë Lulic dhe Lacios. Me këtë fitore Roma ruan vendin e dytë me 32 pikë po aq sa ka dhe Milan , 4 më pak se Juventus. Video me rastet dhe golat e ndeshjes:
https://www.youtube.com/watch?v=LtQsTEPMt9c