Parashikimi i motit, e premte 10 shkurt 2017

15-05-1024x658

Masat ajrore të ngrohta që vijnë nga oqeani Atlantik do të kushtëzojnë në vendin tonë mot me vranësira. Pjesa e dytë e ditës do të mbetet nën dominimin e vranësirave dhe shirave të lehtë në të gjithë territorin e vendin, por sërish më të përqendruara shirat do të jenë në zonat veriore dhe qendrore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të jenë relativisht të larta në të dy vlerat ekstremale të ditës. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe  mesatare në det duke arritur shpejtësinë 25 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor, për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.

Europa

Pothuajse i gjithë kontinenti Evropian do të karakterizohet nga masa ajrore të paqëndrueshme duke bërë që vranësirat të jenë dominantë.

Europa Qendrore dhe Lindore do të mbeten në kushte të qëndrueshme atmosferike ku moti i kthjellët dhe temperaturat e ulëta do të jenë dominante. Po ashtu, me kthjellime e vranësira kalimtare paraqiten pjesa më e madhe e Europës Veriore dhe Perëndimore. Ndërsa Europa Juglindore paraqitet me vranësira e reshje të pakta shiu e dëbore.

Pin It