Parashikimi i motit, e premte 2 mars 2018

Vranësira dhe shira të dobët dominojnë të gjithë territorin por shira mesatarë priten në Veri dhe Qendër ndërsa dëbora kufizohet në ekstremet Veri-Verilindje. Pasditja do të mbetet në kushtet e vranësirave dhe rrebesheve të shkurtra shiu deri në orët e vona të natës, kur moti përmirësohet në pjesën më të madhe të vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten me 9-10°C në mëngjes rritja vijon me 4°C edhe në mesditë duke luhatur ekstremumet termike nga -2 në 15°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë paradite, me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi Jugor ndërsa dallgët mbetet 5 ballë deri në mbrëmje.

Pin It