Orët e para të ditës do të dominohen nga moti i paqëndrueshëm.
Kjo do të bëjë që vranësirat e dendura të shoqëruar me reshje shiu dhe dëbore të jenë prezente, kryesisht në zonat malore.
Pasditja do të sjellë përmirësim të kushteve atmosferike duke ri-kthyer kthjellimet në të gjithë vendin.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por mesdita sjellë rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 1 °C deri në 16°C.
Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Juglindor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.