Parashikimi i motit, e premte 23 dhjetor 2016

15-05-1024x658

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të mbeten prezent edhe gjatë ditës së premte duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominues pothuajse në të gjithë territorin e vendit. Përjashtuar zonat malore përgjatë kufirit lindor të cilat do të kenë vranësira të lehta. Gjithashtu, pasditja dhe nata do të vijojnë në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime të dukshme, vlera më e ulët do të shënohet në Peshkopi dhe Ersekë -6 gradë C ndërsa më e larta pritet të shënohet në Durrës dhe Fier 17 gradë C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 15 km/h nga drejtimi verilindor, kjo do të bëjë që në det të gjenerohet dallgëzim i ulët.

Europa

Përsa i përket kontinenti Europian, do të mbetet nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që moti i kthjellët të jetë prezent. Gjithashtu nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare do të paraqitet situata meteorologjike edhe për vendet e rajonit, por temperaturat e ajrit do të jenë relativisht të ulëta. Përjashtim bën vetëm: Europa veriore dhe Lindore të cilat do të vijojnë me reshje të dendura dëbore. Po ashtu me vranësira dhe shira do të paraqiten ishujt britanike.

Pin It