Parashikimi i motit, e premte 27 janar 2017

15-05-1024x658

Moti i kthjellët por i ftohtë do të jetë dominues në të gjithë territorin e vendit gjatë orëve të paradites. Gjatë pasdites, parashikohen kalime vranësirash të lehta nëpër territor, më të dukshme në zonat verilindore dhe juglindore. E njëjta situatë e motit do të në shoqerojë dhe gjatë natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale të ditës. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi deri 25 km/h nga drejtimi lindor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 1 – 2 ballë.

Europa

Përsa i përket kontinentit të Europës: mot i kthjellët por i ftohtë do të jetë dominant në pjesën më të madhe të tij. Temperatura me të ulëta priten në Europën qendrore dhe lindore.

Edhe për vendet e rajonit, moti do të jetë i kthjellët por i ftohtë ku në zona të veçanta do të shënohen temperatura shumë të ulëta. Krejt ndryshe paraqitet moti në brigjet jugperëndimore që nga Portugalia e Spanja deri në Britaninë e madhe ku vranësirat dhe shirat do të jenë të pranishme.

 

Pin It