Parashikimi i motit, e premte 3 mars 2017

Vendi ynë do të mbetet në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, për pasojë kthjellimet dhe vranësirat e lehta do të dominojnë pjesën më të madhe të tij. Përjashtuar,  zonat verilindore dhe juglindore të cilat do të karakterizohen nga kthjellime dhe vranësira më të shpeshta.

Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë me mot të kthjellët në ultësirën perëndimore duke lënë me kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme zonat malore përgjatë kufirit lindor.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në orët e mëngjesit por mesdita do të sjellë rritje të ndjeshme të tyre. Era do të fryjë e lehtë dhe  mesatare duke arritur shpejtësinë 30 km/h nga drejtimi  Juglindor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 1 – 2 ballë.

Europa

Zhvillimi i një qendre të fuqishme ciklonare në veriperëndim të Europës me ndikim deri në Jugperëndim do të kushtëzojë për ishujt britanike dhe gadishullin Iberik, vranësira dhe shira me intensitet të lartë. Herë pas here do të ketë stuhi të fuqishme të erës, kryesisht në Portugali dhe Irlandë. Ndërsa Europa veriore dhe verilindore do të dominohen nga reshje të dendura dëbore.

Përsa i përket, pellgut të Mesdheut dhe gadishullit të Ballkanit, moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të jenë dominuese. Po ashtu, edhe rajonet qendrore do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta.

Pin It