Parashikimi i motit, e premte 30 dhjetor 2016

15-05-1024x658

Moti i qëndrueshëm do të vijojë në vendin tonë  duke bërë që moti i kthjellët të jetë prezent por në zonat malore përgjatë kufirit lindor do të shfaqen herë pas here vranësira të lehta e kalimtare.

Po ashtu edhe orët e pasdites do të mbeten me të njëjtat kushte atmosferike duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Sipas MeteoAlb, përsa i përket situatës termike, temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulëta edhe gjatë ditës së nesërme. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale 50 km/h nga drejtimi verilindor, për pasojë në det do të gjenerohen dallgë deri në 3 ballë.

Europa

Zhvillimi i vranësirave do të bëjë që vendet Nordike si edhe vendet e Europës Lindore të dominohen nga vranësira dhe reshje të dendura dëbore. Po ashtu, me vranësira dhe reshje të dobëta dëbore do të paraqitet moti për Turqinë.

Ndërsa moti i kthjellët dhe i ftohtë do të mbetet dominues për vendet perëndimore, vendet Mesdhetare, Ballkani si edhe gadishullin Iberik.

Pin It