Plani Urbanistik, Bashkia Tiranë fton qytetarët të marrin pjesë në dëgjesat publike

­

erion-veliaj-ne-keshillin-bashkiak

Plani i ri urbanistik i Tiranës parashikon zgjerimin me 25 mijë metra të Parkut të Liqenit, ndërkohë që Tirana do të ketë për herë të parë një buxhet vjetor me vlerë 15.3 milardë lekë.

Deklaratat u bënë nga kryetari Erion Veliaj gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak. Plani Urbanistik përfshin edhe mbjelljen e 2 milionë pemëve, të konisderuara si Pylli Orbital.

”Kemi zhvilluar 3 dëgjesa për planifikimin Urban ku u kemi bërë ftesa të gjithë këshilltarëve e këtë do t’ua tregoj edhe me fakte. Ka pasur publikime të rregullta në faqen online të bashkisë Tiranë për projektin. Sipas planit zgjerojmë me 25 mijë metra parkun e Liqenit. Tirana policentrike e vlerësuar nga mbi 80% e qytetarëve. Në janar ftoj këshillin bashkiak të bëjë nje xhiro e të shohë kur të nisë shtrimi me pllaka i zgjatimit të bulevardit”, u shpreh Veliaj.

Anëtari i Këshillit Bashkiak, Endrit Brahmllari i bëri thirrje Shoqërisë Civile të marrin pjesë në seancën e hapur për planin urbanistik.

“Ftohen grupet e interesit të shprehin mendimet dhe opinionet. Transparenca është shumë e rëndësishme, çdo qytetar duhet të jetë i qartë për vendimet që marrim. Do rrimë 30 orë këtu me qëllim që të gjithë të sqarohen dhe të jemi të qartë në vendimarrje. Ftoj Shoqërinë Civile të marri pjesë në dëgjesën publike”, u shpreh Brahmllari.

 

Pin It