SHBA: Hapet për herë të parë parku me ujë për personat me aftësi të kufizuara

 

 

Parqet janë vendet më të dashura për fëmijët pasi fëmijët kanë mundësi të socializohen, të luajnë më njëri-tjetrin, të  vrapojnë të lirë mes gjelbërimit  e ç’është më e rëndësishmja të marrin ajër të pastër. Këto janë vetëm disa nga arsyet që i bëjnë parqet të domosdoshme për çdo zonë të banuar.

Në Teksas të SHBA-së është hapur parku më interesant dhe më i nevojshëm që keni dëgjuar deri më sot. Ajo që e bën të tillë parkun me ujë, është fakti se ky park është për personat me aftësi të kufizuar. Deri më tani parqet e ujit janë të pa aksesueshëm për personat me aftësi të kufizuara, por Island Inspiration Morgan synon të ndryshojë gjithçka, sepse ky është parku i parë me ujë në botë, projektuar posaçërisht për këtë kategori të shoqërisë.

“Qëllimi unë është që tu ofrojmë këtyre njerëzve argëtim pa fund dhe siguri për jetën”, tha themeluesi i këtij projekti Gordon Hartman, i cili punon me mjekët, të afërmit e  personave me aftësi të kufizuar, mësuesit, terapistë të specializuar, që të sigurojë jetëgjatësinë e këtij parku.

 

Pin It