Sasia e duhur e ujit që duhet të pini në ditë

 

 

 

Uji është jetë. Kjo shprehje është e faktuar prej kohësh si dhe e përjetuar nga secili prej nesh, veçanërisht në këto ditë të nxehta vere. Konsumimi i tij është nga nevojat bazë të organizmit. Përveç të qenit nevojë, konsumimi i ujit mund të shërojë disa sëmundje, por një pjesë e mirë e njerëzve nuk pinë mjaftueshëm. Një qendër për kërkime mjekësore në Minesota zbulon se meshkujt duhet të pinë mesatarisht 13 gota ujë në ditë, ndërsa femrat duhet të konsumojnë 9 të tilla.

Trupi i njeriut ndryshon edhe gjatë aktivitetit ditor. Nëse keni bërë ushtrime fizike, sasia që duhet të konsumoni duhet të rritet. Gjithashtu nëse keni konsumuar fruta me përmbajtje uji, si shalqiri apo pjepri, mund të ndihmojë të nxirrni jashtë toksinat nga trupi juaj. Nëse keni pirë ujë të mjaftueshëm gjatë gjithë ditës, urina juaj duhet të ketë një ngjyrë shumë e zbehtë dhe jo të verdhë të thellë.

Pin It