Ushqimet të cilat duhen evituar

Fizik i mirë dhe një organizëm i shëndetshëm është prej parimeve jetësore të secilit prej nesh. Kjo na bën që të kërkojmë forma të ndryshme për të arritur rezultatet e dëshirua. Dikush zgjedh sportin, dikush tjetër dietat e shëndetshme, por nëse dëshironi të jetoni shëndetshëm e akoma nuk e keni hedhur hapin e parë kemi një sugjerim për ju. Një fillim i mire do te ishte te kufizoni maksimalisht këto shtate ushqime, pije dhe perberes kimik qe janë gjerësisht te pranishëm ne tregun ushqimor.

Pijet e gazuara, “light” ose “zero”, te cilat ëmbëlsohen me lende kimike artificiale.

Një nga idetë me te gabuara ne shoqërinë tone është ajo se pijet e gazuara “light” janë me te shëndetshme se sa ato te zakonshmet. Ne këto pije përdoren embelsues si aspartame, suchraloze dhe saccharine te cilat vërtete ulin kaloritë e këtyre lëngjeve por efekti qe këto substanca kane ne shëndetin tone nuk është ende I qarte. Debati është I hapur dhe janë te shumte burimet qe vene alarmin se këto kimikate janë tepër toksike për qeliza te ndryshme te trupit tone.

Përveç efektit te dyshimte qe mund te kenë ne organizmin tone, këto pije, e besoni apo jo, mund te shkaktojnë mbipeshe, edhe pse qëllimi I krijimit te tyre është krejt I kunderti!

Shurup misri i pasur ne fruktoze

(High-fructose corn syrup), është quajtur edhe ndryshe: “vrasësi I heshtur”. Është një embelsues qe përdoret gjerësisht ne industrinë ushqimore dhe renditet ne listën e perberesve te shënuar ne ambalazhin e ushqimit. Ky produkt ushqimor është I lidhur ngushte me rritjen e obezitetit, dëmtim te trurit, ulje te shkathtësisë mendore, dhe madje me helmimin nga merkuri. Ky shurup mund te përdoret ne prodhime buke, drithra, lëngje, karamele, e shume e shume produkte te përpunuara.
Këshille: Hidhini një sy listës se perberesve për çdo ushqim te ambalazhuar qe blini!

Pjesa dërrmuese e vajrave vegjetale dhe marganirat

Lufta qe I është hapur yndyrave te ngopura ka bindur miliona njerëz se vajrat bimore janë te gjithë te shëndetshëm dhe duhet te përbejnë zgjedhjen primare te konsumatorit, sidomos atyre qe vuajnë nga sëmundje te zemrës. Me e shumta e vajrave bimore prishen shume shpejt nga drita, ajri dhe nxehtësia, gjë qe do te thotë se ato kthehen ne toksike dhe mund te shkaktojnë kancer dhe sëmundje te zemrës.

Zgjedhja me e mire? Vaji I ullirit ekstra i virgjër, gjalpi bio i bagëtisë se ushqyer ekskluzivisht me bar dhe ushqim natyral dhe ndoshta vaji I arrës se kokosit!

Buka e bardhe dhe gjithë produktet qe bëhen me miell te bardhe

Këto ushqime si byrekët ne rruge, kruasanet etj, janë relativisht te lira, te bollshme dhe te shumëllojshme. Por te jeni te sigurt se prodhimet e miellit te bardhe mund te jene nga kontribuesit me te denje ne mbipeshën e sotme dhe ne një sere sëmundjesh qe vuan dhe do vuaj shoqëria jone.
Këshille: Nëse doni te gëzoni shëndet kërkoni ushqime te cilat grurin e kane te plote, te pazhveshur nga lëvorja dhe endospermi, siç është buka e zeze dhe makaronat integrale.

Monosodium glutamate (MSG), dhe kripa e përpunuar

Shpesh janë te fshehura me emërtime te tjera ne etiketat e ushqimeve dhe nuk arrijmë dot ti dallojmë. MSG është një lloj kripe kimike e cila përmirëson shume shijen e ushqimit. Konsumi I rregullt I kësaj substance është lidhur me shkaktimin e dhimbjeve te kokës, problemeve te zemrës, dëmtimeve te trurit etj. Kripa e përpunuar ka humbur elementin me te dobishëm te saj për njeriun qe është jodi I detit dhe I tokës.

Këshille: Me e mira qe mund te bëni është ti qëndroni besnik kripës se papërpunuar si ajo e detit e ujërave te pakontaminuar dhe kripa e Himalajes.

 

Pin It