Parashikimi i motit, e premte 7 prill 2017

Pjesa e parë e ditës do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët në të gjithë vendin, herë pas here do të ketë kalime vranësirash të lehta, kryesisht në zonat juglindore duke rrezikuar shira të dobët e lokalë. Parashikohet që kushtet e qëndrueshme atmosferike të vijojnë edhe gjatë orëve të pasdites duke bërë që moti të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, por zonat malore do të kenë edhe vranësira të shpeshta.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të mbeten të konstante duke bërë që mëngjeset të mbeten të freskëta, ndërsa mesdita me temperatura deri në 21 grade C.

Era do të fryjë e lehte dhe mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 1 ballë.

Pin It