Katër mënyra për të qënë produktiv gjatë studimit

Janë disa taktika të provuara shkencërisht për të maksimizuar kohën që shpenzojmë mbi libra. Më poshtë do të lexoni disa këshilla sesi të jeni efiçent gjatë studimit.

1.Shperndaje në kohë

Ngjeshja e të gjithës asaj që është për t’u mësuar në një seancë të gjatë prej 10 orësh studimi, nuk do të japë rezultate të mëdha. Përkundrazi, më mirë të ndahet numri i faqeve për t’u studiuar në pjesë të vogla, për shembull 20 seanca të shkurtra nga 30 minuta secila, të shpërndara në harkun e një ose më shumë javëve. Truri është më i aftë në kodifikimin e informacionit në sinapse kur punon në këtë mënyrë.

2.Thuaju jo orëve të vona

Një natë e kaluar mbi libra rrezikon të dëmtojë kapacitetet memorizuese dhe të përpunimit për 4 ditët pasuese. Më mirë të organizohesh më parë dhe të vendosësh një orar ditor të paracaktuar për t’iu kushtuar studimit: truri do të mësohet lehtësisht me këtë rutinë, e cila do të lehtësojë përqëndrimin.

3.Largoje smartfonin nga vetja

Të ndënjurit vazhdimisht i lidhur që t’i përgjigjesh njoftimeve të çatit dhe të rrjeteve sociale nuk do të ta lehtësojë mësimin. Largojeni smartfonin nga dhoma dhe do të studioni të qetë.

4.Studio sikur të duhet të japësh mësim

Në disa eksperimente shkencore u është kërkuar dy grupeve të ndryshme të studentëve, që të studionin disa pjesë të një teksti. Njërit grup iu tha që do të duhej të kalonin një provim, ndërsa tjetrit që do t’u duhej të jepnin mësim, mbi konceptet që kishin studiuar. Në rastin e dytë, hapat kyçe u memorizuan me më shumë efikasitet. Kur thirret për të dhënë mësim në fakt, truri kodifikon dhe organizon informacionin në mënyrë më të qartë e më të përputhshme.

 

Pin It