Parashikimi i motit, e premte,14 shtator 2018

Në Veri-Veriperëndim të vendit dhe pjesërisht në zonat Qendrore moti paraqitet i vranët, por zonatJugore vijojnë me kthjellime dhe alternime vranësirash.

Pjesa e dytë e ditës mbetet me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta në pjesën më të madhe të vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen me 1°C gjatë mëngjesit por ngritje me të paktën 2°C sjell mesdita, në të gjithë territorin shqiptar.

Era do fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Perëndimor duke bërë që në det dallgëzimi të ulet në 2 ballë.

Pin It