Parashikimi i motit, e shtunë 11 shkurt 2017

15-05-1024x658

Zonat e ulëta dhe ato bregdetare do të dominohen nga mot i kthjellet e vranësira të lehta e kalimtare ndërsa me vranësira më të dukshme do te paraqitet moti për zonat malore lindore të vendit.

Parashikohet që, pjesa e dytë e ditës të përmirësojë më tej kushtet atmosferike duke bërë që i gjithë territori i vendit të dominohet nga moti i kthjellët por i ftohtë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë gjatë mëngjesit por mesdita nuk sjellë ndryshim të temperaturave në vend.

Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 20 km/h nga drejtimi Lindor, për pasojë në brigjet detare, kryesisht ato Joniane do të gjenerohet dallgëzim i ulët.

Europa

Edhe gjatë ditës së shtunë, pjesa më e madhe e Europës do të jetë në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme me origjinë kontinentale, kjo do të bëjë që moti i kthjellët të jetë prezent.

Gjithashtu me mot të kthjellët por të ftohteëdo të mbetet Europa qendrore dhe Europa Lindore. Ndërsa vranësirat dhe shirat do të dominojnë Gadishullin Iberik si edhe Ishujt Britanike.

Pin It