Parashikimi i motit, e shtunë 22 korrik 2017

Territori shqiptar mbetet nën dominimin e kthjellimeve deri në mesditë kur priten vranësira kalimtare në ekstremin verior dhe verilindor të vendit.

Pasditja do të vijojë me kthjellime në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa kthjellime e vranësira kalimtare do të ketë në zonat malore, më të dukshme në zonat veriore. Orët e mbrëmjes dhe gjatë natës, i gjithë vendi mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje me 2- 3ºC në të dy vlerat ekstremale ditore duke bërë që maksimumi në rang vendi të ngjitet mbi 37 gradë celcius.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë me shpejtësi prej 22 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare, dallgëzim të ulët.

Pin It