Lumturinë e gjeni në këto katër veprime

E harrojmë shpesh, por lumturia mund të gjendet edhe në gjërat e vogla përreth nesh. Bëjini veprimet e mëposhtme do t’ju lumturojnë shumë.
1.Hani çokollatë të errët 
Është vërtetuar shkencërisht se çokollata e zezë rrit nivelet e serotoniës dhe ul nivelin e kortizonit, njohur ndryshe si hormoni i stresit.

2.Merruni me aktivitet fizik 
Cilido qoftë aktiviteti juaj i preferuar fizik, bëni mirë ta ushtroni të paktën 2 herë në javë. Të ushtruarit nxit një numër kimikatesh të rëndësishme humori, duke përfshirë serotoninën. Për të qenë më të lumtur duhet të ecni 7000 deri në 10 mijë hapa në ditë. Studimet kanë zbuluar gjithashtu se yoga mund të prodhojë efekte të ngjashme me atë të ilaçeve kundër depresionit, përsëri duke ndikuar neurotransmetuesit.

3.Dilni në diell 
Ka një arsye pse një ditë me diell na ngre humorin! Përthithja e rrezeve të diellit nga lëkura duket se vë në lëvizje neurotransmetuesit duke përcjellë ndjesinë e lumturisë në tru, shkruan living.

4.Hani më shumë kos
Ndjenja e lumturisë nuk fillon domosdoshmërisht në mendjen tuaj. Dr Mercola thotë se ajo mund të fillojë dhe në stomakun tuaj pasi përqendrimi më i madh i serotoninës gjendet në zorrë dhe jo në trurin tuaj! Tani po që ka kuptim shprehja, “Dashuria lind nga stomaku” Ushqimet si kosi, djathi rrisin nivelin e ketij hormoni.

5.Acidet yndyrore Omega 3
Mungesa e Omega-3 lidhet me rënien e nivelit të serotoninës dhe dopaminës. Studimet tregojnë se ka një lidhje të fortë midis niveleve të ulëta të omega-3 dhe depresionit. Ju mund t’i gjeni këto yndyrna të shëndetshme në ushqimet si peshk, arra, mish viçi dhe bulmet.

Pin It