Parashikimi i motit, e shtunë 22 prill 2017

Kthjellimet dhe vranësirat e lehta do të karakterizojnë kushtet e motit në vendin tonë. Sërish më të përqendruara vranësirat do të jenë në zonat malore përgjatë kufirit lindor.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me mot të kthjellët në zonat e ulëta dhe ato bregdetare duke lënë me kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme zonat malore. Parashikohet që edhe gjatë natës të mos ketë ndryshime të kushteve të motit duke bërë që të mbizotërojnë  kthjellimet .

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale të ditës, më e ndjeshme në vlerat e mëngjesit. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi verilindor dhe për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim deri në 1 ballë.

 

Pin It