Kalendari historik: 22 prill

1500 – Eksploruesi Pedro Alvarez Cabral zbulon Brazilin dhe e shpall atë territor të Portugalisë. Flota e tij prej 13 anijesh lundroi në Oqeanin Atlantik në perëndim, ndoshta qëllimisht, dhe zbarkoi në atë që Kabral mendoi se ishte ishull i madh. Pasi eksploroi bregun, e kuptoi se ndodhej në një kontinent – Kontinenti ishte Amerika e Jugut, dhe vendi që ai kishte zbritur u bë i njohur si Brazil. Pas kësaj Pedro Alvarez Kabral (1468 – 1520) u kthye në drejtim të lindjes për të rifilluar udhëtimin në Indi.

1724 – Lindi Immanuel Kant, në Konigsberg, Prusi ( prej vitit 1946 qyteti Kaliningrad, Rusi). Kanti – filozof gjerman – njihet për veprën e tij “Critique of Pure Reason”. Ai shihet si figurë qendrore e filozofisë moderne. Kant argumentoi se pikëpamjet krijohen nga konceptet e njeriut për botën dhe ligjet, dhe se arsyeja është burimi i moralit. Deri atëherë, mbizotëronte vetëm idea se njohja duhet të jetë analitike, dhe si rrjedhim, e pavarur nga përvoja, p.sh., “një njeri inteligjent është njeri”. Ky është gjykim analitik sepse arrihet në të duke analizuar temën – thoshte Kanti – por nëse duke u përpjekur për të mohuar çdo gjë a-priori (nëpërmjet kuptimit), atëherë “një njeri inteligjent nuk është njeri”, dhe kjo do të përbënte kundërthënie. Mbi këtë mbështet idea se ligji i kontradiktës është i mjaftueshëm për njohuri nëpërmjet kuptimit ose a-priori.

1876 – Pjeter Iliç Çaikovski përfundon kompozimin e baletit “Liqeni i Mjelmave”. Skenari, fillimisht me katër akte, mbështetet në tregime popullore ruse dhe tregon historinë e Odetës, një princeshë, që u shndërrua me magji në mjelmë. Kritikët thonë se Çajkovski e kompozoi këtë kryevepër me shumë passion, dhe se kjo del qartë nga shpejtësia me të cilën e kreu atë – brenda një viti.

1884 – Për here të pare: Amerikano – britaniku Thomas Stevens fillon udhëtimin me biçikletë rreth botës, i cili zgjati 2 vjet e 9 muaj.

1913 – Pas një rrethimi të gjatë, trupat e Malit të Zi marshojnë në Shkodër – të nesërmen, flamuri malazez u ngrit në kalanë e qytetit, dhe Esad Pashë Toptani me trupat e tij largohen.

1970 – Vëzhgohet për herë të parë Dita e Tokës. Edhe pse Amerika kishte mbetur pas në shqetësimet mjedisore, skena për ndryshime mendësie ishte krijuar me botimin në New York të librit Silent Spring nga Rachel Carson në vitin 1962. Libri u bë ndër më të shiturit, dhe sot shihet si një moment kthese për lëvizjen mjedisore – Silent Spring, përkthyer në 24 gjuhë, vazhdon të nxisë vetëdijen  e njerëzve dhe qeverive për organizmat e gjalla, mjedisin dhe shëndetin publik.

2000 – Agjentë të armatosur të emigracionit marrin me force fëmijën Elian Gonzalez nga shtëpia e të afërmve në Miami, Florida, për ta ribashkuar me babain e tij në Kubë. Gonzales kishte lindur në Kubë. Nëna e tij vendosi të arratisej dhe e mori djalin 7 – 8 vjeçar me vete. Gjatë udhëtimit, varka u përmbys, nëna vdiq, Gonzales shpëtoi dhe roja bregdetare amerikane e solli në Miami ku ai kishte të afërmit. Në Kubë, babai i Gonzales kërkoi kthimin e djalit. Saga Elian Gonzales ekspozoi ndarje të thella mes  banorëve në kontenë Miami-Dade. Pati protesta në favor të Elianit për të qëndruar në Shtetet e Bashkuara, ashtu si edhe demonstrata të ngjashme në favor të dërgimit në Kubë. Analistët kanë sugjeruar se çështja Gonzales mund të ketë qenë faktor në vendimin e votuesve në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara 2000, kur kandidati Al Gore humbi ndaj Xhorxh Bushit. Demokratët në pushtet përkrahnin kthimin e Gonzales në Kubë, republikanët ishin kundër, ashtu si edhe emigracioni politik kuban – dhe në kontenë Dade të Miamit, nga ku Gonzales u morr me forcë, ndodhi edhe numërimi më i vështirë i votave.

Lindje

  • 1451 – Isabel I, mbretëreshë i Leónit dhe Kastilisë († 1504)
  • 1610 – Papa Alexander VIII (Pietro Ottoboni) († 1691)
  • 1724 – Immanuel Kant, filozof gjerman († 1804)
  • 1842 – Babë Dudë Karbunara, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë
  • 1870 – Vladimir Lenin, udhëheqës i Revolucionit në tetori († 1924)
  • 1885 – Hilë Mosi, shtetar dhe poet shqiptar
  • 1918 – Ibrahim Kodra, piktor shqiptarë
  • 1937 – Jack Nicholson, aktor amerikan fitues i Academy Awards

Vdekje

  • 536 – Papa Agapitus I
  • 1616 – Miguel de Cervantes Saavedra, shkrimtar spanjoll (l. 1547)
  • 1994 – Richard Nixon, 37. kryetar i SHBA-së (l.1913)

Festa dhe përvjetore

  • “Dita Botërore e Planetit Tokë”
Pin It