22 prill, Dita ndërkombëtare e Tokës

Data 22 prill shënon Ditën ndërkombëtare të Tokës, e cila ndryshe konsiderohet si dita e apelit ndaj problemeve që lidhen me degradimin e tokës, braktisjen dhe keqpërdorimin e saj, ndotjen nga industritë kimike dhe erozionin e shkaktuar nga shpyllëzimet masive.

Themeluesi i Ditës ndërkombëtare të Tokës është senatori amerikan Gaylord Nelson, i cili me qëllimin që problemet e kësaj natyre të hynin në vëmendjen e politikanëve , në vitin 1962 propozoi për kremtimin e Ditës së Tokës propozim i cili më vonë mori edhe aprovimin e presidentit të SHBA-ve, rikujton kl.

Është një ditë e veçantë për t’i shprehur mirënjohjen tonë Planetit Tokë, i cili mbështet të gjitha format e jetës. Pikërisht me këtë datë shumë qytetarë, fëmijë, të rinj e të moshuar kudo në botë ndajnë pak kohë për të mbjellë një pemë, pastruar një territor publik, përuruar një lulishte apo për të marrë pjesë në evente që synojnë të rrisin ndërgjegjësimin qytetar ndaj çështjeve mjedisore.
Pra qëllimi i kësaj dite është angazhimi i të gjithë njerëzve anë e mbanë botës në mbrojte të Tokës.
 

Pin It