10 fshatrat më të bukur në botë..për t’u marrë shembull

1.Fshati Ma’an, Kinë

Fshati kinez Ma`anështë nje vepër e veçcantë arkitektonike që flet për organizimin e jetës të një prej civilizimeve më të vjetra në botë. Pullazet nga druri dhe shtëpitë e ngjeshura njëra-pranë tjetrës tregojnë se si mund të organizohet jeta brenda një hapësirë të ngushtë.

2.Fshati antik, Japoni  

Një prej fshatrave më të vjetra është fshati japonez,  ku ekziston një lidhshmëri e përkryer në mes të njeriut dhe natyrës. Fshatrat e tilla japoneze janë ndërtuar nga materiali natyror, përderisa natyra rreth tyre ka mbetur e paprekur.

3.Fshati holandez, Holandë

Fshati holandez është një shembull  i orgaizmit të jetës dhe i shijës së mirë. Shtëpitë e vogla dhe të holla janë treguar si zgjidhje ideale për jetën familjare me qindra vjet.

4. Fshati i bardhë, Spanjë

Fshati i bardhë Casares në Spanjë është një prej fshatrave më të bukura mesjetare. Shtëpitë janë të ndërtuara njëra mbi tjetrën dhe u kanë rezistuar për mrekulli shekujve të tërë.

5.Fshatrat piktoreske, Francë

Roussillon, në Francë është një zonë idilike rurale për t’u vizituar përplot vreshta dhe djathë të shijshëm. Shtëpitë e bukura dhe rrugët e ngushta janë ndërtuar në zonat që magjepsin me pamjen e tyre.

6.Fshati i Popajit, Maltë

Fillimisht,ky fshat nuk ishte ndërtuar për xhirimin e filmit “Popeye” (1980). Më të përfunduar xhirimet, ekipi i filmit e braktisi këtë vendbanim duke lënë prapa ngrehinat, ndërsa banorët lokalë u treguan shumë kreativë. Ata e shndërruan fshatin në një park argëtues dhe pikë atraktive turistike.

7.Tuscany, Itali

Fshatrat e rajonit Tuscany në Itali, kanë një frymë mesdhetare brenda tyre, ku duket sikur jetoni në tri periudha të ndryshme kohore përnjëherë: në të kaluarën, të tashmën dhe të ardhmën.

8.Fshati prej guri, Britani e Madhe

Fshati prej guri në Britani të Madhe është një kryevepër arkitektonike, me shtëpi prej guri, dritare të ngjyrosura dhe shumë kopshte të mahnitshme me lule. Zonat, ku fshatrat e tilla janë ndërtuar zakonisht përshkohen nga kodrat e pafundme që e bëjnë peizazhin edhe më mahnitës.

9.Fshati i bardhë, Spanjë

Fshati i bardhë Casares në Spanjë është një prej fshatrave më të bukura mesjetare. Shtëpitë janë të ndërtuara njëra mbi tjetrën dhe u kanë rezistuar për mrekulli shekujve të tërë.

10. Bariachara, Kolumbi

Fshati Bariachara në Kolumbi quhet si fshati më i bukur në botë. Ky vend, ku Majat kanë lënë traditat dhe civilizimin e tyre është vend ideal për të shkruar një libër.

 

Pin It