Sond Dong, shpella më e madhe në botë

Shpella Sond Dong në Vietnam është shpella më e madhe në botë. Gjatësia e saj është 8,8 kilometra ndërsa brenda saj gjenden xhungla dhe disa lumenj. Ajo është zbuluar nga një vietnamez në vitin 1991, ndërsa është hulumtuar nga speleologët britanikë në vitin 2009.

Që nga ajo kohë, ajo është shpallur shpella më e madhe në botë, edhe pse shpella më e gjatë është Shpella e Mamutit në Parkun Nacional, ndërsa më e thella, Krubera në Gjeorgji. Për të vizituar këtë shpellë, vizitorët duhet të lëshohen me ndihmën e litarëve 80 metra në brendi të tokës në mënyrë që të mund të hulumtojnë gjithë atë që fsheh Son Dongu.

Kubeja e shpellës është shkatërruar para disa qindra vjetësh duke krijuar kështu mundësinë që brenda saj të rritet xhungla e bujshme. Pjesët e tokës brenda shpellës janë të mbuluara me fusha të mahnitshme të algave. Gjithashtu, aty mund të gjenden shtresa kristali te rralla në formë kokrrash të rërës.

  

Son Doong Cave vietnam sensevietnam.com

Pin It