Turizmi historik dhe ai spelologjik tashmë janë kthyer në turizmin e kohës edhe në Shqipëri.
Shumë kuriozee të antikitetit, vendas apo të huaj, drejtohen në ato vende ku datojnë gjurmë të historisë.
Shqipëria, si një vend mesdhetar, është e pasur me gjurmë të lashtësisë dhe të kulturës antike. Shpellat janë ato që po tërheqin vizitorët në çdo stinë të vitit.
Një ndër to është dhe Shpella e Trenit në Devoll, e njohur ndryshe si “Gryka e Ujkut”.Kjo shpellë ndodhet në pjesën perëndimore të liqenit të Prespes së Vogël dhe daton nga viti 6000 p.e.s.
Ajo vazhdon të studiohet edhe në ditët e sotme për vlerat e saj historike dhe natyrore. Kjo pasuri natyrore është marrë në mbrojtje nga pushteti vendor, me qëllim ruajtjen nga dëmtimet nga aktivitetet private të guroreve në afërsi të saj.
Shpella tashmë është kthyer në një destinacion turistik, ku vizitore të shumtë marrin informacion mbi historinë e saj.
Në brendësi, shpella është e gdhendur me piktura murale prehistorike kryesisht me skenagjahu. Ajo përbën një kombinim të rrallë të vlerave natyrore dhe materialo-shpirterore.
Relievi është kodrinor, e perreth shpellës malor, rreth 1500 m mbi nivelin e detit në malin e Ivanit. Banorët e njohin edhe me emrin shpella e Skordileves.
Ka disa galeri në të, por me e madhja është ajo e liqenit, 40 m e gjate dhe 5.50 m e gjerë.
Pasuritë ujore, pyjet e dendura, kafshët e egra dhe fushat pranë saj me toka pjellore, kushtëzuan vendosjen e banorëve prehistorike në këtë shpellë.
Kjo zonë me këto objekte historike është kthyer në një atraksion për turizmin historik dhe atë të natyrës.
Burimi: Agjensia Telegrafike Shqiptare