SHISH: 40% e familjeve shqiptare kanë armë, MB: Kush dorëzon armët deri në prill nuk dënohet

Ministri i Brendshem Saimir Tahiri, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka bere analizen vjetore te Policise se Shtetit./r/n/r/nMinister of Interior Saimir Tahiri, speaks during a press conference.

Raporti i Shërbimit Inteligjent të Shqipërisë tregon se rreth 40% e familjeve shqiptare kanë një armë zjarri, raporton Report TV.

Sipas SHISH 4 në 10 familje shqiptare kanë një armë në banesën ose territorin e shtëpisë së tyre. Një pjesë e këtyre armëve janë me leje, por shumica janë të jashtëligjshme dhe të fshehta.

“Lloji më i shpeshtë i armëve që mbajnë shqiptarët është automatiku, i cili është marrë në depot e armëve që janë hapur në vitin 1997¬të. Gjithashtu shqiptarët përdorin edhe çiftet dhe pistoletat”, theksohet në raport.

Pavarësisht se numri i armëve pa leje ka ardhur në ulje që nga vitit 2012, ai mbetet ende i lartë.

Në vitin 2012 flitej për më shumë se 50% të familjeve shqiptare të cilët kishin armë. Konkretisht në vitin 2012, 6 në 10 familje kishin një kallashnikov dhe 3 në 10 familje kishin një pistoletë.

Ndërkohë Ministria e Brendshme i ka kërkuar qeverisë që të ketë një tjetër amnisti për armët. Ministri Saimir Tahiri deklaroi se shqiptarët kanë afat nga janari deri në 30 prill të 2017-ës të dorëzojnë armët, pa u dënuar nga ligji.

Pin It