MindSail, aplikacioni që kujdeset për shëndetin mendor

 1481277498mindsail

Kompania Mindsail ka publikuar një aplikacion për iOS, për të ndihmuar njerëzit në nevojat që kanë rreth shëndetit mendor. “Ju nuk jeni të dëmtuar, nuk jeni të dobët, por jeni njerëz”, thotë për CNN bashkëthemeluesi dhe administratori i MindSail, Lauren Wallack.

Përdoruesit e aplikacionit mund të zgjedhin një nga nëntë çështjet e shëndetit, që mund të jetë lidhjet familjare,karriera, puna, varësitë etj.

Aplikacioni MindSail ka një veçanti të quajtur Moodboosts, bazuar në ndjenjat tuaja aktuale, si frikë, gjumë, ankth dhe stres. Një regjistrim audio ju ndihmon të ktheni këto emocione negative në pozitive, duke ju shpjeguar motivin dhe duke ju dhënë ushtrime për frymëmarrjen.

Aplikacioni kushton rreth 6 dollarë në muaj me akses të pakufizuar.

Pin It