John Glenn, ndërron jetë astronauti i parë amerikan që përshkroi gjithë globin

174537main_glenn_john_hr

shepard-apollo-moonwalk

neil_armstrong_moon_flag_nasa-800w_600h

John Glenn, astronauti i parë amerikan që përshkroi orbitën e tokës ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare.

Ai ishte amrikani i parë që i ra globit rreth e përqark në misionin “Friendship 7” të mbajtur më 1962 dhe gjithashtu njeriu më i vjetër që ka udhëtuar ndonjëherë në hapësirë teksa merrte pjesë në anijen kozmike “Discoveri” më vitin 1998.

Glenn ja ka përkushtuar gjithë jetën e tij misioneve hapësinore. Kthimi i tij në hapësirë më 1998 u quajt si dhe kulmi i karrierës së tij. NASA e justifikoi misionin si një mundësi për të studiuar efektet e udhëtimit në hapësirë tek njerëzit e moshuar.

Glenn jetonte me bashkëshorten e tij, Annie Glenn, 95-vjeçare, shoqja e tij e vjetër e gjimnazit me të cilën u martua në vitin 1943.

Pin It